• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Departamenti i Shtetit: Anëtarësimi i Turqisë në BE është një çështje e veçantë nga pranimi i Suedisë në NATO

Departamenti i Shtetit: Anëtarësimi i Turqisë në BE është një çështje e veçantë nga pranimi i Suedisë në NATO

Uashington, 10 korrik 2023 (MIA) - SHBA-ja nuk beson se kërkesa e Turqisë për anëtarësim në BE duhet të jetë pengesë për hyrjen e Suedisë në NATO, kumtuan sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Deklarata vjen pasi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bëri kërkoi anëtarësim të përshpejtuar të Turqisë në BE për të hequr bllokadën për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

 "Mendojmë se kjo është një çështje e veçantë nga çështja e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ka ardhur koha që Suedia të anëtarësohet në NATO, ne e mbështesim këtë edhe sekretari i Shtetit Blinken këtë e ka thënë disa herë gjatë bisedimeve me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Fidan", deklaroi zëdhënësi Metju Miler.

 Ai theksoi se në fillim të procesit, Turqia i ka shprehur shqetësimin Suedisë në disa pika dhe se Stokholmi zyrtar është përgjigjur.

"Suedia ka ndërmarrë hapa për t'iu përgjigjur  këtij shqetësimi. Suedia ka ndryshuar kushtetutën, miratoi një ligj të ri, ka rrestuar dhe përndjek të dyshuarit për terrorizëm dhe konsiderojmë  se këto aksione janë të mjaftueshme që të përgjigjet në shqetësimin nga ana e Turqisë.  Konsiderojmë se Suedia duhet të anëtarësohet në NATO brenda një kohe të shkurtër, por nuk e dimë se kur do të jetë kjo", deklaroi Miler. ar/

Foto: MIA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR