• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Departamenti amerikan i Shtetit u informua për elementet e planit ukrainas për fitore

Departamenti amerikan i Shtetit u informua për elementet e planit ukrainas për fitore

Uashington, 18 shtator 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken javën e kaluar u informua për elementet e planit ukrainas, i cili do ta detyrojë Rusinë t'i japë fund konfliktit, deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Methju Miler.

Ai në brifing me gazetarët tha se Blinken ka kuptuar për planin gjatë vizitës së tij në Kiev dhe shtoi se presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski ka thënë se është i lumtur që hollësisht do t'ia prezantojë planin presidentit Xhozef Bajden.

Ambasadorja e SHBA-së në KB, Linda Tomas-Grinfild, paraprakisht sot deklaroi se SHBA-ja është e informuar për atë plan, i cili mund të jetë funksional.

Këshilltari i shefit të Kabinetit të presidentit të Ukrainës, Serhi Leshçenko, të hënën deklaroi se mundësia pë sulme raketore ndaj bazave ushtarake dhe aeroporteve thellë në territorin rus është pjesë e rëndësishme e planit për fitore të Ukrainës.

Sipas tij, Zelenski më herët ka thënë se plani i fitores së Ukrainës varet nga presidenti amerikan, Xhozef Bajden.

"Mundësitë e reja përfshijnë targetim të atyre aeroporteve, bazave ushtarake, depove ku gjenden projektilet, prej ku fluturojnë aeroplanët, të cilat pastaj bombardojnë tokë ukrainase dhe shkatërrojnë qytete ukrainase, vrasin civilë ukrainas. Derisa nuk e marrim këtë leje, nuk mund të flasim për zbatimin e këtij plani fitues, për këtë shkak varet shumë nga presidenti Bajden", tha Leshçenko. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR