• e enjte, 26 dhjetor 2024

Departamenti amerikan i Shtetit: Pranimi i Ukrainës në NATO gjatë veprimeve ushtarake do të thoshte luftë mes SHBA-së dhe Rusisë

Departamenti amerikan i Shtetit: Pranimi i Ukrainës në NATO gjatë veprimeve ushtarake do të thoshte luftë mes SHBA-së dhe Rusisë

Uashington, 12 korrik 2023 (MIA) - Nuk do të ndodhë pranim i Ukrainës në NATO gjatë veprimeve ushtarake, sepse kjo do të thoshte luftë mes SHBA-së dhe Rusisë, deklaroi mbrëmë në brifingun e rregullt zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler.

"Pranimi i Ukrainës në NATO do të ishte joadekuat tani kur ajo ndodhet në gjendje lufte, kjo do të thoshte tërheqje e SHBA-së në luftë me Rusinë. Presidenti Bajden që në fillim të samitit bëri me dije se derisa udhëheqë ai (me administratën e SHBA-së), kjo nuk do të ndodhë", deklaroi Miler.

Shtoi se SHBA-ja është përgjegjëse para Ukrainës.

"Vetë Ukraina tregoi se po zbaton reforma... SHBA-ja edhe më tej do të japin ndihmë (Kievit) në sferën e sigurisë, që i nevojitet për të fituar. Ajo është detyra e parë dhe më e rëndësishme", dekalroi Miler.

Miler shtoi se pasi që Ukraina ta ripërtërijë sektorin e vet mbrojtës, për sigurim të efektit afatgjatë të frenimit (të Rusisë), SHBA-ja më pas do t'i shqyrtojë reformat që Kievi duhet t'i bëjë jo vetëm me SHBA-në por edhe me vendet e tjera të NATO-s ndërkaq me qëllim që të bëhet anëtare e barabartë e Aleancës. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR