• e enjte, 26 dhjetor 2024

Denkov e ktheu mandatin- Radevi në afat sa më të shkurtër do të sjell dekret për propozim për qeveri deri te Kuvendi popullor bullgar

Denkov e ktheu mandatin- Radevi në afat sa më të shkurtër do të sjell dekret për propozim për qeveri deri te Kuvendi popullor bullgar

Sofje, 5 qershor 2023 (MIA) - Kandidati për kryeministër të Bullgarisë nga koalicioni "Ndryshimet Vazhdojnë - Bullgaria Demokratike" (NV-BD), akademiku Nikolai Denkov sot presidentit Rumen Radev ia ktheu mandatin e dytë për formimin e qeverisë.

Së bashku me Denkovin në "Dondukov 2” erdhën edhe bashkëkryesuesit e koalicionit - Kiril Petkov, Atanas Atanasov, Hristo Ivanov, Vladislav Panev. Në institucionin presidencial nuk erdhi Maria Gabriel e cila sipas marrëveshjes mes NV-BD dhe GERB-SDS për nëntë muaj do të duhet ta marrin funksionin e kryeministrit.

Gjatë kthimit të mandatit, presidenti dhe mandatari për kryeministër nuk kanë shtrënguar duart.

"Mendoj se të gjithë duhet ta qetësojmë situatën në mënyrë që njerëzit të dinë se kabineti, Kuvendi popullor dhe institucioni president punojnë së bashku në mënyrë që vendi të zhvillohet në të mirën e njerëzve dhe biznesit", ka thënë akademiku Denkov gjatë kthimit të mandatit.

“Ajo që presim nga ju është të miratohet dekret për një qeveri të re, ai të votohet në Kuvendin popullor dhe nëse mbledhim shumicën pastaj pa probleme do ta transferojmë pushtetin siç e kërkon Kushtetuta”, ka thënë kandidati për kryeministër.

"Në afat sa më të shpejtë do të sjell dekret që të dorëzoni propozimin tuaj deri në në Kuvendin popullor, ku do të votohet nga të zgjedhurit e popullit", tha nga ana tjetër shefi i shtetit Rumen Radev.

“Bullgaria ka nevojë për institucione dhe politikanë që realisht do të udhëhiqen nga populli bullgar, të cilët punojnë për sigurinë, drejtësinë dhe kundër korrupsionit, siç pritet nga të gjithë qytetarët bullgarë. Ta forcojmë sovranitetin e shtetit dhe të punohet në thellimin e integrimeve tona evropiane”, deklaroi shefi i shtetit bullgar.

Sipas Nikoali Denkovit, madje është shumë e rëndësishme që ministrat "e vjetër" dhe "të rinj" të ulen së bashku dhe të thonë se cilat janë prioritetet dhe ku ka probleme.

"Ky është një proces normal i dorëzimit të pushtetit", thekson ai.

Kryetari i Kuvendit popullor, Rosen Zheljazkov tha se nesër do të thërrasë mbledhjen e Asamblesë kombëtare nëse presidenti miraton dekretin.

"Nëse presidenti sot miraton dekretin, nesër do të thërras mbledhje", deklaroi Zheljazkov para gazetarëve në korridoret e parlamentit.

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR