• e premte, 27 dhjetor 2024

Denkov: Është e mundur Bullgaria të mos hyjë në eurozonë më 1 janar të vitit 2025

Denkov: Është e mundur Bullgaria të mos hyjë në eurozonë më 1 janar të vitit 2025

Sofje, 21 janar 2024 (MIA) - Kryeministri bullgar Nikollai Denkov deklaroi se është e mundur që vendi i tij të mos hyjë në Eurozonë më 1 janar të vitit 2025, siç është planifikuar. 

Denkov për radion bullgare Darik deklaroi se data e theksuar për futjen e euros në vendin e tij "nuk është e sigurt".

"Ajo që është e shenjtë nuk është data, por të kesh një drejtim të qartë dhe të punosh për të. Kjo është e mirë për biznesin, mirë për qytetarët, mirë për kontrollin e institucioneve financiare", tha Denkov.

Kryeministri bullgar theksoi se koalicioni qeverisës po bën gjithçka që mundet për të përshpejtuar procesin e hyrjes së Bullgarisë në eurozonë, transmeton Politiko.

Vitin e kaluar, Bullgaria hoqi dorë nga futja e euros më 1 janar të këtij viti për shkak se norma e inflacionit në vend nuk i plotësonte standardet dhe disa ndryshime ligjore ende nuk janë zbatuar.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, në shkurt të vitit të kaluar deklaroi Bullgaria do të hyjë në Eurozonë kur të plotësojë të gjitha kriteret dhe se 1 janari 2025 është një nga datat e mundshme për këtë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR