• e enjte, 26 dhjetor 2024

Denion Meidani emërohet ambasador në Maqedoninë e Veriut

Denion Meidani emërohet ambasador në Maqedoninë e Veriut

Tiranë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Shefi i shtetit shqiptar Bajram Begaj, me dekret e emëroi Denion Meidanin si ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Begaj dekretin e nënshkroi sot dhe hyn në fuqi menjëherë.

Këto ditë ai mori mbështetjen e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, pasi e prezantoi platformën e re duke vlerësuar se "marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona janë shembull në rajon", dhe ka premtuar se do të përpiqet për përparimin e këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimit.

"Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një fqinj i mirë, por është partner, aleat dhe mbështetës i udhëtimit të përbashkët në procesin rajonal dhe eurointegrues. Marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy qeverive jo vetëm që institucionalizuan më tej marrëdhëniet tona, por ndikuan dhe do të vazhdojnë dukshëm të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë", tha ndër të tjera ambasadori i ri shqiptar.

Meidani, i cili është djali i ish presidentit shqiptar dhe profesor i njohur universitar, Rexhep Meidani, vjen në vend të ambasadorit Fatos Reka.

Më parë ka mbajtur poste në administratën shqiptare, duke përfshirë: drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë, drejtor i kontrollit të brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, drejtor i monitorimit, kontrollit dhe inspektimit në Drejtorinë e Kontrollit Elektronik dhe Postar, drejtor i qendrës së koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm. sa/

Foto: Begaj FB/ Mejdani FB

QËNDRONI TË LIDHUR