• e diel, 24 nëntor 2024

Dendias për memorandumet me Maqedoninë e Veriut: Çdo qeveri greke vlerëson atë që është në interesin e saj

Dendias për memorandumet me Maqedoninë e Veriut: Çdo qeveri greke vlerëson atë që është në interesin e saj

Athinë, 5 maj 2023 (MIA) - Lidhur me tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut, të cilat ende nuk janë ratifikuar në Parlamentin grek, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në një intervistë për portalin informativ grek In thotë se çdo Qeveri greke vlerëson se çfarë ka në interes të saj, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

"Çdo qeveri vlerëson gjithmonë se cili është interesi kombëtar dhe cilat karta negociatash duhet të mbajë në dorë. Pra, mendoj se qeveria greke, qeveria e re greke që do të dalë pas zgjedhjeve, për të cilën shpresoj dhe shpreh sigurinë se do të jemi ne, do ta shqyrtojë çështjen dhe do të shohë se çfarë është në interesin e Greqisë", tha Dendias.

I pyetur nëse do të merrte përsipër që pas zgjedhjeve të votohen memorandumet, ai tregon se kjo nuk është në kompetencën e tij.

"Së pari nëse do të merrja një angazhim nuk do të kishte rëndësi, sepse nëse ka një angazhim duhet të vijë nga kreu i partisë dhe nga kryeministri aktual dhe ai i ardhshëm. Unë jam ministër, nuk jam kryeministër", theksoi kreu i diplomacisë greke. sa/

Foto: In

QËNDRONI TË LIDHUR