• e shtunë, 23 nëntor 2024

Demonstruesit propalestinezë i morën ndërtesat e universiteteve në Amsterdam, Groningen dhe Ajndhoven

Demonstruesit propalestinezë i morën ndërtesat e universiteteve në Amsterdam, Groningen dhe Ajndhoven

Amsterdam, 13 maj 2024 (MIA) - Demonstruesit propalestinezë sot i okupuan ndërtesat universitare në qytetet holandeze Amsterdam, Groningen dhe Ajndhoven, duke e dënuar luftën izraelite në Rripin e Gazës, kumtoi grupi holandez i cili qëndron pas protestave.

Zëdhënësi i Univeristetit në Amsterdam (UvA) konfirmoi se ndërtesa e universitetit është okupur dhe u bëri thirrje atyre të cilët nuk janë të lidhur me protestën, të largohen. Universiteti i teknologjisë në Ajndhoven kumtoi se dhjetëra studentë protestuan në mënyrë të qetë para institucionit dhe isin vendour 10 deri 15 tenda.

Studentët në Holandë protestojnë kundër luftëss izraelite në Gazë që nga e hëna e kaluar, ndërkaq pati konflikte me policinë e Universitetit në Amsterdam. Në universitetet në SHBA dhe Evropë po mbahen demonstrata kryeisht të qeta me kërkesë për ndërprerje urgjente dhe të përehrrshme të zjarrit. Demonstruesit, gjithashtu, kërkojnë institucionet arsimore t'i ndërpresin lidhjet finnciare me kompanitë për të cilat pohojnë se përfitojnë nga shtypja e palestinezëve. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR