• e enjte, 26 dhjetor 2024

Demonstrata në Madrid kundër marrëveshjes mes socialistëve dhe separatistëve katalanas

Demonstrata në Madrid kundër marrëveshjes mes socialistëve dhe separatistëve katalanas

Madrid, 10 nëntor 2023 (MIA) - Mijëra demonstrantë dje në mbrëmje u mblodhën para selisë së Partisë Punëtore Socialiste Spanjolle (PPSS) në Madrid për shkak të marrëveshjes me partinë separatiste katalanase për dhënien e amnistisë për njerëzit e përfshirë në përpjekjen e dështuar për t'u shkëputur nga Katalonja në vitin 2017, raportoi Hina.

Lideri socialist dhe kryeministri spanjoll Pedro Sançez është quajtur tradhtar nga protestuesit pasi premtoi amnisti për ish-kryeministrin e mërguar katalanas Karlos Puxhdemont në një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë.

Sançez dhe Puxhdemont ranë dakord të miratojnë një ligj amnistie për organizatorët e referendumit të ndaluar për pavarësinë e vitit 2017, të cilin parlamenti spanjoll pritet ta miratojë në ditët në vijim.

Për të shtatën natë radhazi, protesta kundër këtij ligji po organizohen para selisë së PPSS-së, ndërsa në protestë doli edhe Santiago Abaskal, kreu i partisë së djathtë Voks, e cila është partia e tretë për nga numri i deputetëve në Parlamentin spanjoll.

Demonstrantët mbanin flamuj spanjollë dhe disa hodhën shishe dhe objekte të tjera në selinë e partisë. Policia u përgjigj dhe arrestoi gjashtë protestues.

Qeveria rajonale raportoi se 8,000 protestues u mblodhën para selisë së PPSS-së, dhe protesta u mbajtën gjithashtu në Barcelonë, Valencia dhe qytete të tjera. sa/

foto: Skrinshot Euro njuz

QËNDRONI TË LIDHUR