• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Demokratët përgatisin forma të ndryshme të protestës ndaj fjalimit të Trampit para Kongresit

Demokratët përgatisin forma të ndryshme të protestës ndaj fjalimit të Trampit para Kongresit

Uashington, 4 mars 2025 (MIA) - Përfaqësuesit demokratë në KOngres po shqyrtojnë mënyra të ndryshsme për të shprehur protestë gjatë fjalimit të sontëm të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp para Kongresit. Ata nuk përjashtojnë mundëssi edhe për pengim të drejtpërdrejtë të fjalimit të Trampit, transmeton portali Aksios.

Demokratët nuk janë të bashkuar për mënyrën e protestës. Liderët demokratë, Çak Shumet dhe Hakim Xhefris u bënë thirrje kolegëve të tyre të vijnë me mysafirë, votues të pakënaqur të cilët mbetën pa punë shtetërore, të tjerët ndërkaq do të mbajnë transparente me slloganë kundër politikës së administratës dhe me shkrime anti-Tramp dhe anti-DOGE, disa të tjerë janë të gatshëm të mbajnë me veti vezë si protestë për çmimet e larta të këtyre prodhimeve. Disa ndërkaq, paralajmëruan bojkot.

Disa anëtarë të Kongresit u kumtuan koleglëve të tyre se do të marrin pjesë, por se në mënyrë demontrative do të largoheshin nga salla nëse Trampi jep deklarata të caktuara që ata i konsiderojnë të papranueshme. Paralajmërohet edhe zhurmë gjatë fjalimit me rekuizite të ndryshme.

Ligjvënësit të cilët paralajmëruan bojkot janë senatorët Kris Marfi, Pati Mjurej dhe Ron Vajden, dhe dhjetëra anëtarë të tjerë demokratë të Dhomës përfaqësuese.

Tramp do të flassë sot në mbledhjen e përbashkët të Senatit dhe Dhomës përfaqësuese.

Zakonisht, shefat amerikanë të shtetit i shfrytëzojnë këto fjalime vjetore për ta prezantuar pikëpamjen e vet për gjrendjen në vend, dhe për të treguar kahjet prioritare të politikëss së brendshme dhe të jashtme të SHBA-së. Pjesa kryesore e fjalimit, që do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionet nacionale, si dhe në ueb-faqen e Shtëpisë së Bardhë, tradicionalisht është i përkushtuar në situatëpn ekonomike në vend, por Trampi me siguri dp të flasë edhe për përpjekjet e tij pët përfundim të luftës në Ukrainë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR