• e enjte, 26 dhjetor 2024

Demokratët nga Teksasi e braktisën vendin për të parandaluar reforma zgjedhore

Demokratët nga Teksasi e braktisën vendin për të parandaluar reforma zgjedhore
Uashington, 13 korrik 2021 (MIA) – Ligjdhënësit demokratë nga Teksasi mbrëmë u larguan nga Uashingtoni në mënyrë që të parandalojnë kuorum për miratim të kodit të ri zgjedhor parashtruar nga republikanët, veçori e të cilëve është restriksionet për grupet e pakicave, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni. Demokratët deklaruan se janë të gatshëm të qëndrojnë në kryeqytetin e SHBA-së disa javë, gjatë kryengritjes së dytë kundër reformave në kodin zgjedhor, promovuar nga Partia republikane. Sipas tyre, propozim ligji i rrezikon të drejtat për votim, posaçërisht të grupeve të pakicave si afroamerikanët. Disa aeroplanë privatë në të cilët ishin 50 ligjvënës demokratë mbrëmë fluturuan nga aeroporti në Ostin dhe ateruan në aeroportin Dallas në Uashington. Ata u larguan nga Ostini disa ditë para mbledhjes së caktuar speciale në të cilën so të shqyrtohen kufizimet e reja për votim në zgjedhje, thirrur nga guvernatori Krek Ebot. Menjëherë pas nisjes së demokratëve, Ebot në deklaratë e dënoi largimin e tyre dhe u angazhua për qëndrimin e tyre. “Në momentin kur do të kthehen në Teksas ata do të arrestohen, ata do të mbyllen në Kapitolin e Teksasit derisa nuk e përfiundojnë punën”, deklaroi guvernatori. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR