• e enjte, 26 dhjetor 2024

Demokratët amerikan shumë më të kënaqur nga Kamala Haris si kandidat presidencial se sa nga Bajdeni

Demokratët amerikan shumë më të kënaqur nga Kamala Haris si kandidat presidencial se sa nga Bajdeni

Uashington, 1 gusht 2024 (MIA) - Votuesit e Partisë Demokratike amerikane janë dukshëm më të kënaqur nga Kamala Haris si kandidat i mundshëm potencial i partisë se sa nga mundësitë e shefit aktual të shtetit, Xho Bajden, tregoi hulumtimi më i ri.

Tetë nga dhjetë votuesit demokratik deklaruan se ishin deri diku ose shumë të kënaqur nëse Haris bëhet kandidate presidenciale, tregon anketa e Asoshiejted pres dhe e Qendrës për hulumtime të mendimit publik NORK (NORC), i realizuar nga 25 deri më 29 korrik.

Anketa paraprake e AP-NORK, e realizuar para se Bajdeni të tërhiqet nga gara presidenciale, por pas pjesëmarrjes së tij të dobët në debat me Donald Trampin, tregoi se vetëm katër nga 10 votues demokratik deklaruan se ishin deri diku ose shumë të kënaqur nëse nominohet shefi aktual i shtetit.

Ndryshimi i shpejtë i qëndrimeve ndërmjet demokratëve për një periudhë të shkurtër kohore tregon se partia, nga votues të zakonshëm deri në funksionarë të zgjedhur, menjëherë u bashkua në mbështetjen e Kamala Haris si kandidate, e motivuar nga fytyra e freskët në majë të listës dhe optimizmi i rinovuar për shanset kundër Trampit në zgjedhjet më 5 nëntor.

Amerikanët sot në masë të madhe mund të thonë se Haris do të jetë presidente e mirë se sa në korrik, kur Bajden ende konsiderohej si kandidat. Megjithatë, ata ende mendojnë se zgjedhjet do të jenë të pasigurta: 56 për qind e amerikanëve të rritur thonë se Trampi ka shanse më të mëdha për të fituar nëse Haris është kundërkandidate.

Rreth shtatë nga 10 zezakë të rritur dhe rreth gjysma e hispanoamerikanëve të rritur do të ishin të kënaqur nëse Haris bëhet kandidare demokratike. Kjo është rritje e dukshme nga hulumtimi paraprak në korrik, kur gjysma e zezakëve të rritur dhe vetëm 15 për qind e hispanoamerikanëve të rritur ishin të kënaqur me Bajdenin si kandidat i pritur i demokratëve.

Kur bëhet fjalë për amerikanët më të rinj se 45 vjet, rreth katër nga 10 thonë se do të ishin të lumtur me Kamala Haris si kandidate, ndërsa paraprakisht këtë muaj vetëm 17 për qind kanë deklaruar se do të ishin të lumtur me Bajdenin.

Hulumtimi i ri tregon edhe se qëndrimi pozitiv ndaj Kamala Haris është rritur, në 46 nga 39 për qind votues aq sa ishte në fillim të verës, para debatit ndërmjet Trampit dhe Bajdenit. Kur bëhet fjalë vetëm për demokratët, tani tetë nga 10 të anketuar kanë qëndrim pozitiv për Haris, që është diçka më shumë se sa në fillim të qershorit, kur rreth shtatë nga 10 prej tyre e shprehën këtë qëndrim.

Kandidatura e Kamala Haris është historike, sepse nëse fiton, ajo do të bëhet gruaja e parë në funksionin e presidentit të SHBA-së por edhe zezakja e parë dhe amerikania e parë aziatike. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR