"Delta erlajns" i ndërpret fluturimet SHBA-Izrael deri në fund të vitit 2024 për shkak të eskalimit të tensioneve
- "Delta erlajns" kumtoi se i ndërpret fluturimet e drejtpërdrejta mes Nju-Jorkut dhe Tel Avivit deri në fund të vitit për shkak të tensioneve të rritura në Lindjen e Afërt.
- Post By Besnik Shuki
- 08:30, 20 shtator, 2024
Nju-Jork, 20 shtator 2024 (MIA) - "Delta erlajns" kumtoi se i ndërpret fluturimet e drejtpërdrejta mes Nju-Jorkut dhe Tel Avivit deri në fund të vitit për shkak të tensioneve të rritura në Lindjen e Afërt.
Aviokompania amerikane i bashkohet shumë aviokompanive tjera, të cilat i kanl anuluar ose suspenduar fluturimet ditëve të fundit deri te qytetet në rajon, duke përfshirë Bejrutin dhe Teheranin, pasi luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë intensifikuar përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin.
"Fluturimet e 'Delta erlajns' mes Nju-jork - XHFK dhe Tel Avivit do të ndërpriten deri më 31 dhjetor, për shkak të konfliktit në rajon", thuhet në kumtesën e aviokompnisë. bsh/
Foto: MIA arkiv