Delegacioni i Kuvendit i kryesuar nga Gashi për vizitë pune në Paris
- Delegacioni i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nga 17-19 dhjetor 2024 do të realizojë vizitë pune në Paris. Vizita organizohet para së gjithash me qëllim të dinamizimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha nivelet, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit parlamentar aktual në fushën e çështjeve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rolin e Kuvendit në atë proces.
- Post By Sara Ademi
- 09:12, 17 dhjetor, 2024
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Delegacioni i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nga 17-19 dhjetor 2024 do të realizojë vizitë pune në Paris. Vizita organizohet para së gjithash me qëllim të dinamizimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha nivelet, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit parlamentar aktual në fushën e çështjeve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rolin e Kuvendit në atë proces.
Në kuadër të vizitës, janë planifikuar takime me Kryetaren e Kuvendit Nacional, Jael Bron Pive, me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Bruno Fuks, me Kryetarin e Senatit, Zherar Larshe, me Kryetaren e Grupit të Miqësisë Francë-Ballkani Perëndimor, Marta de Sidrak dhe nënkryetarin Arno Bazen, si dhe me përfaqësues të lartë qeveritarë të Republikës së Francës. sa/
foto: Arkivi i MIA-s