• e enjte, 26 dhjetor 2024

Delegacion i Katarit arriti në Izrael që ta mbikëqyrë marrëveshjen për Gazën

Delegacion i Katarit arriti në Izrael që ta mbikëqyrë marrëveshjen për Gazën

Kajro, 25 nëntor 2023 (MIA) - Një delegacion nga Katari gjendet për vizitë në Izrael si pjesë e marrëveshjes për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjëve dhe të burgosurve. Një diplomat e ka konfirmuar ardhjen e grupit për agjencinë gjermane DPA.

Burimi diplomatik tha se delegacioni, që arriti të shtunën, është pjesë e ekipit operativ të Katarit për konfliktin në Gazë. Detyra e tyre është të bisedojnë për hapat e mëtejshëm në zbatimin e marrëveshjes mes Izraelit dhe grupeve militante palestineze - si dhe me ndërmjetësuesit në Doha.

Ekipi duhet të kujdeset që "marrëveshja të vazhdojë pa pengesa dhe të bisedojë për hollësirat e mëtejshme nga marrëveshja aktuale", deklaroi diplomati për DPA.

Katari dhe Egjipti konsiderohen për ndëmjetësues të rëndësishëm në konfliktin në Gazë mes Izraeit dhe Hamasit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR