• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Delegacion i Hamasit nesër në negociata në Kajro për të vendosur armëpushim në Rripin e Gazës

Delegacion i Hamasit nesër në negociata në Kajro për të vendosur armëpushim në Rripin e Gazës

Kajro, 6 prill 2024 (MIA) - Një delegacion i Hamasit i udhëhequr nga zëvendëskryetari i grupit në Rripin e Gazës, Kalil al-Haja nesër do të niset për në Kajro për bisedime për ndërprerje të zjarrit në Gazë me ftesë të ndërmjetësuesve egjiptianë, kumtoi organizata, cituar nga mediat britanike.

Grupi ka përsëritur kërkesat e tij dhënë në propozimin e 14 marsit para votimit të 25 marsit për rezolutën e Këshillit të sigurisë së KB-së që bën thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës.

Hamasi dëshiron marrëveshje që i jep fund luftës, tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza, kthimin e palestinezëve të zhvendosur dhe marrëveshje "serioze" për shkëmbimin e të burgosurve palestinezë me pengjet izraelite të mbajtur në Gazë, thuhet në kumtesën e grupit.

Izraeli ka për qëllim të luftojë deri në shkatërrimin e plotë të Hamasit, transmeton BTA.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR