• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deklaratë përfundimtare nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Përshpejtimi i procesit aderues është interes i përbashkët

Deklaratë përfundimtare nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Përshpejtimi i procesit aderues është interes i përbashkët

Bruksel, 17 dhjetor 2024 (MIA) - E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe për këtë arsye e konfirmojmë edhe një herë përkushtimin tonë të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të rajonit në Union, thuhet në Draft deklaratën përfundimtare e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet nesër në Bruksel dhe ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani.

"Siç thuhet në Deklaratën e Granadës, zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet. Që nga samiti ynë i fundit, ka pasur një dinamikë të re në procesin e zgjerimit dhe progresit të dukshëm. Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit, bazuar në reforma të besueshme nga partnerët, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritës individuale, është në interesin tonë të përbashkët", thuhet në propozim tekstin", në të cilin MIA kishte qasje.

Më tej në tekst theksohet se pajtimi, bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë thelbi i Bashkimit Evropian, prandaj është thelbësore të zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare në mirëbesim dhe me rezultate të dukshme, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi e mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë.

Teksti shton se liderët evropianë janë të përkushtuar për të sjellë partnerët e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së gjatë procesit të anëtarësimit.

"Tashmë ka filluar integrimi i tyre gradual në fusha të ndryshme të politikave, duke përgatitur terrenin për anëtarësim dhe duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët, në mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në merita", thuhet në draft dokument.

Deklarata thekson gjithashtu se Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor ka potencialin për të dyfishuar rritjen ekonomike të rajonit në dekadën e ardhshme dhe për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike midis rajonit dhe Bashkimit Evropian, me kusht që "partnerët të zbatojnë reformat në lidhje me BE".

 Во рамки на грчката иницијатива за заедничка иднина на балканските земји и Европа, денеска во Солун ќе се одржи Конференција на високо ниво за европските перспективи на Западниот Балкан насло

"I urojmë pesë partnerët për përgatitjen dhe dorëzimin e axhendave të tyre reformuese, të miratuara nga Komisioni, të cilët do të jenë bazë për zbatimein e Planit të rritjes.

I përshëndesim dhe i urojmë ata partnerë që janë kyçur në Zonën e vetme për pagesë në euro (SEPA), që do t'i ulë shpenzimet për transaksionet e njerëzve. Presim me padurim që edhe të tjerët t'i bashkohen së shpejti. E përshëndesim punën e përbashkët drejt modernizimit të 11 kalimeve prioritare në rajon dhe inkurajojhmë që ajo të vazhdojë me temp të përshpejtuar. BE-ja konsideron në partnerët nga Ballkani Perëndimor për avancimin e integrimit ekonomik rajonal përmes Tregut të përbashkët rajonal, që është parakusht për integrimin më të afërt me tregun e vetëm të BE-së", thuhet në propozim-konkluzionet e Samitit.

BE thekson se e përshëndet vendosmërinë e partnerëve nga Ballkani Perëndimor që t'i respektojnë vlerat dhe partimet e përgjithshme evropiane në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe përkushtimin e primatit të demokracisë, të drejtat dhe vlerat themelore dhe sundimin e drejtësisë          

Në dokument theksohet se në kontekwst të ndryhsimit radikal të situatës gjeopolitike globale, agresioni rus ndaj Ukrainës dhe konkflikti në Lindjen e Afërt, partneriteti strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm nga kurdoherë më parë.

Në draft-konkluzionet theksohet më tej se konteksti gjeopolitik në Evroipë kërkon unitet dhe solidaritet nga të gjithë në mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe në mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, kështu që ndalimi në këtë së bahsku me BE-në paraqet shenjë të qartë për orientimin strategjik të partnerëve të Unionit nga Ballkani Perëndimor.

- Нашата цел е да го реафирмираме, да го оживееме и да ја обновиме европската перспектива за Западен Балкан, што беше декларирана на Самитот во Солун во 2003 година. Ако успемее во ова, ќе до

Teksti thekson më tej nevojën për të forcuar bashkëpunimin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në trajtimin e migracionit, harmonizimin e politikës së vizave dhe në luftën kundër kontrabandës së migrantëve, trafikimit të qenieve njerëzore, të gjitha formave të krimit të rëndë dhe të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Bashkimi Evropian gjithashtu njofton se do të vazhdojë të mbështesë partnerët e tij në Ballkanin Perëndimor në zbutjen e ndikimit të agresionit rus kundër Ukrainës në ekonomitë, shoqëritë dhe sigurinë e tyre, përmes Instrumentit për ndihmë paraqasëse, Planit ekonomik dhe investues, Paketës për mbështetje energjetike dhe Fondit evropian të paqes.

Sipas dokumentit, mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po i pengon të dy partnerët, kështu që marrëveshjet e arritura në dialogun e tyre të ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të zbatohen, veçanërisht Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i saj. Unioni rikujton gjithashtu se një parakusht për mbështetjen në kuadër të Fondit reformues të Ballkanit Perëndimor është që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të dukshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR