• e martë, 24 dhjetor 2024

Deklaratë përfundimtare: Liderët e G7 përpiqen t'i parandalojnë sulmet ndaj demokracive të tyre

Deklaratë përfundimtare: Liderët e G7 përpiqen t'i parandalojnë sulmet ndaj demokracive të tyre

Bari, 14 qershor 2024 (MIA) - Liderët e demokracive të avancuara industriale në botë po përpiqenmë mirë t'i parandalojnë sulmet ndaj demokracive të tyre, thanë sot në deklaratën përfundimtare pas samitit të Grupit të shtatë (G7), transmeton DPA.

“Në vitin në të cilin miliona njerëz në mbarë botën i zgjedhin liderët dhe përfaqësuesit e tyre, ne konfirmojmë angazhimin tonë për të mbrojtur vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut", thonë ata.

G7 shprehu "më shumë se kurrë shqetësim" për manipulimin dhe ndërhyrjen në institucionet dhe zgjedhjet demokratike dhe ripohoi angazhimin e tij për të mbrojtur vlerat themelore dhe të drejtat e njeriut, edhe përballë zhvillimit të shpejtë të teknologjive të reja.

Një numër veçanërisht i madh zgjedhjesh po mbahen në mbarë botën këtë vit, theksuan liderët, duke shtuar se një sërë partish po përpiqen me "fushata të tentativës për ndërhyrje, aktivitete keqdashëse kibernetike dhe shtypje transnacionale për të minuar kolektivisht sovranitetin dhe vlerat demokratike".

Midis G7, kalendari zgjedhor i këtij viti përfshin anëtarët e BE-së Gjermaninë, Francën dhe Italinë, plus Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në. Megjithatë, zgjedhjet u mbajtën edhe në Indi, demokracinë më të populluar në botë.

G7 premtoi se do t'i përgjigjet "kërcënimeve nëpërmjet praktikave që respektojnë të drejtat e njeriut dhe duke mbështetur lirinë e shprehjes dhe median e lirë, të pavarur dhe pluraliste".

Dokumenti përfundimtar nuk i përmend porositësit e akuzave, megjithëse Rusia u kritikua për përpjekjen për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, theksoi DPA. mb/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR