• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Deklaratë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela

Deklaratë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela

Strugë, 8 maj 2024 (MIA) - Mesazh për dalje masive të qytetarëve për të votuar sot dërgoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe bartës i listës së Njësisë zgjedhore 5 si pjesë e koalicionit "Fronti Evropian" të udhëhequr nga BDI-ja, pas realizimit të së drejtës së tij të votës në shkollën fillore në fshatin Livadë të Strugës. 

Sela, i cili votoi vetëm për zgjedhjet parlamentare, por jo edhe për listën për president, theksoi se qytetarët përmes votës së tyre vendosin se kush do t'i përfaqësojë në Kuvend. 

"Po votova, e shfrytëzova të drejtën time si qytetar. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin masivisht të votojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre, sepse ky është thelbi i demokracisë, që qytetarët përmes votës së tyre të vendosin se kush do t'i përfaqësojë në Kuvend. Të zgjedhin se cili është programi dhe platforma politike ku ato ndodhen dhe ato të vendosin se kush do t'i përfaqësojë nesër në qeveri, e jo dikush tjetër të vendosë në vend të tyre. Prandaj u bëjë thirrje që të votojnë masivisht", deklaroi Sela. ls/

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR