• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dejvid Kameron për vizitë dyditore në Turqi

Dejvid Kameron për vizitë dyditore në Turqi

Ankara, 25 janar 2024 (MIA) - Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron sot do të arrijë për vizitë dyditore në Turqi, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë. 

Në kumtesë theksohet se në takimet që Kameroni do t'i zhvillojë me përfaqësuesit turk do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale, si dhe për një sërë çështjesh aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, informon Si-En-En-i turk. 

Hëpërhë nuk janë publikuar më shumë informacione për takimet e planifikuara me Kameronin. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR