• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dega e Al Kaedës konfirmoi se kanë vrarë 300 njerëz në një sulm në Burkina Faso

Dega e Al Kaedës konfirmoi se kanë vrarë 300 njerëz në një sulm në Burkina Faso

Uagadagu, 29 gusht 2024 (MIA) - Dega e Al Kaedës - Xhama Nusrat ul-Islam va al-Muslimin (JNIM) sot kumtoi se ka vrarë pothuaj 300 persona në sulmin në pjesën veriore të Burkina Fasos, me ç'rast, siç thonë, në shënjestër kanë qenë pjesëtarë të milicisë të lidhur me armatën, e jo civilë, publikoi kompania konsultante amerikane "Sajt Intelexhens grup".

JNIM kumtoi se ushtarët dhe pjesëtarët e milicisë  ishin duke hapur istikame kur është kryer sulmi të shtunën.

"Ata që janë eliminuar në këtë sulm, nuk ishin asgjë tjetër veçse milici të lidhur me ushtrinë e Burkina Fasos dhe jo civilë siç thuhet në mënyrë të rreme," njoftoi JNIM.

Sulmi jashtë qytetit Barsallogo ishte një nga më vdekjeprurësit në pothuaj një dekadë të dhunës në këtë vend perëndimor afrikan.

Më shumë se 6,500 civilë janë vrarë që nga fillimi i vitit 2020, ndërsa më shumë se gjysma kanë vdekur nën qeverinë aktuale, sipas një raporti të korrikut nga organizata joqeveritare "Të Dhënat për lokacionet dhe ngjarjet në konflikt të armatosur". bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR