• e martë, 24 dhjetor 2024

Deficiti tregtar i SHBA-së në shtator është rritur në 108,2 miliardë dollarë

Deficiti tregtar i SHBA-së në shtator është rritur në 108,2 miliardë dollarë

Uashington, 29 tetor 2024 (MIA) - Deficiti i SHBA-së në tregtinë e mallrave dukshëm është rritur në shtator, nga 94, 2 miliardë dollarë në gusht në 108,2 miliardë dollarë, publikoi sot Byroja Amerikane e Regjistrimit.

Ky është deficiti më i madh tregtar i SHBA-së nga marsi i vitit 2022, shtohet në kumtesë.

Sipas raporteve, vlera e importit amerikan është rritur për 3,8 për qind në 282,4 miliardë dollarë në muaj.

Importi i mallrave të konsumit shënon rritje mujore prej 5.8 përqind, si dhe importi i mallrave kapitale për 3.1 përqind, mallrave industriale me 3.8 përqind dhe ushqime dhe pije për 4.6 përqind.

Në të kundërt, vlera e eksportit të mallrave amerikan ra për dy për qind në 174.2 miliardë dollarë në muaj.

Eksporti mujor i mallrave të konsumit është ulur për 6.3 për qind, i prodhimeve kapitale për 3.3 për qind, i mallrave industriale për 2,5 për qind. sa/

Foto: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR