• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Debat publik për Projektligjin për Kulturë - një pjesë e vërejtjeve rreth decentralizimit të institucioneve dhe titujt profesional

Debat publik për Projektligjin për Kulturë - një pjesë e vërejtjeve rreth decentralizimit të institucioneve dhe titujt profesional

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Në IN Kinoteka sot u mbajt debat publik për Projektligjin e ri për Kulturë. Siç informoi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ligji u punua nga viti 2017 dhe me të pritet të arrihet korniza ligjore bashkëkohore, e cila do të jetë bazë për zhvillimin e kushteve të krijimtarisë artistike dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

"Rregullimi sipas normave i kulturës prek të gjitha subjektet që e realizojnë kulturën, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që teksti i ligjit të përcaktohet së bashku, në një debat konstruktiv, shkëmbim mendimesh, argumentesh dhe përvojash. Kultura është një hapësirë ​​ku grupet apo individët krijues veprojnë dhe e çojnë shoqërinë drejt një ndërgjegjeje më demokratike. Kjo është arsyeja pse Maqedonia e Veriut ndjek parimin e rregullimit të kulturës së vendeve anëtare të BE-së", tha Kostadinovska Stojçevska në fjalimin e saj në seancë.

Siç shtoi, Projektligjin e përgatitën Ministria e Kulturës, ekspertë të kulturës, të politikave kulturore dhe të menaxhmentit, përfaqësues të skenës së pavarur kulturore, përfaqësues të organizatorëve të ngjarjeve (industrisë së eventeve), përfaqësues të sindikatave reprezentative në kulturë - SASHK, SKRM dhe të punësuarit në sferën e kulturës.

Anëtatri i Grupit të punës, drejtori i Kinotekës, Vlladimir Angellov informoi se me Projektligjin jepen mundësi edhe personat të cilët kryejnë punë profesionale në kulturë si një lloj profesioni, menaxherë, kuratorë, të mund ta fitojnë të drejtën e përfitimeve si artistë të pavarur.

Ai duke e elaboruar ligjin në debatin e sotëm tha se në një kapitull të veçantë në ligj është rregulluar financimi i interesit publik në kulturë, si një prej segmenteve kryesore në reformën në kulturë, me çka do të mundësohet financim më llogaridhënës dhe më transparent i projekteve dhe punës së institucioneve në sferën e kulturës.

Shtoi se si çështje kryesore të cilat janë përcaktuar janë sjellja e një plani vjetor për financim në kulturë, me të cilin do të realizohen prioritetet për financim në kulturë vitin e ardhshëm dhe si risi, sjellja e një plani të financimit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në periudhë pesëvjeçare.

Ai përmendi se risi në ligj midis tjerash është ministria e Kulturës të mund të kontraktojë marrëveshje të veçantë ose program për financim shumëvjeçar për një projekt ose aktivitet të caktuar të institucionit nacional në pajtim me ligjin për buxhetet.

Me Projektligjin, siç shtoi, është përcaktuar edhe mundësia në bazë të konkursit të kontraktohet marrëveshje trevjeçare për financimin e programeve, gjegjësisht projekteve të institucioneve private, shoqatave dhe fondacioneve të personave të tjerë juridikë themelues i së cilës nuk është Maqedonia e Veriut.

Vera Atanasovska nga SKRM që mori pjesë në grupin e punës për përgatitjen e këtij Projektligji, gjatë debatit tha se vërejtjet kryesore të këtij Projektligji janë rreth decentralizimit të institucioneve nacionale por edhe lidhur me titujt profesional në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Jelisaveta Kostadinovska nga Biblioteka universitare "Shën Klimenti i Ohrit" nga Shkupi tha se vërejtja e saj është për nenin 76, ku për ofruesit e shërbimeve rregullohet dhënia e titullit.

"Ne punësohemi si bibliotekistë dhe më pas marrim titullin. Vlerësojmë se kriteret të cilat janë përcaktuar në ligj janë të lehta. Për t'u bërë bibliotekist i lartë duhet t'i keni tre vjet përvojë pune, që vlerësoj se është shumë pak", shtoi Kostadinovska.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR