• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deanoski: Gjykata Kushtetuese të tregojë se kur do të ketë vendim për shtesën e pagave për punëtorët e MF-së dhe nëse do t'i kthejnë paratë

Deanoski: Gjykata Kushtetuese të tregojë se kur do të ketë vendim për shtesën e pagave për punëtorët e MF-së dhe nëse do t'i kthejnë paratë

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Punëtorët në Ministrinë e Financave,  Drejtorinë për çështje pronësore dhe juridike dhe Byronë për Prokurime Publike - anëtarë të Sindikatës së Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve të RMV-së (AOGJSH), sot protestojnë para Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme me të cilën u ndalohet pagesa e rritjes së pagave për 30 për qind.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së Tërpe Deanoski deklaroi se kërkojnë takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska që t'ju tregojë se kur "Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin përfundimtar dhe nëse është planifikuar siç flitet të anulojë dispozitën e Ligjit dhe punëtorët të cilët protestojnë t'i kthejnë paratë".

Duan të pyesin kryetaren e Gjykatës Kushtetuese se si është e rregulluar te ato dhe në çfarë mënyrë punëtorët në Gjykatën Kushtetuese marrin pagë. "A kanë ligj, a kanë kontratë kolektive apo sipas ndonjë akti tjetër nënligjor merret paga. Dhe nëse dhe kur do të vihen në veprim të gjitha nismat e paraqitura nga të gjitha sindikatat për pagat e gjyqtarëve kushtetues. Deri kur në vendin tonë do të funksionojë sistemi kadia të padit, kadia të gjykon. Si mundet që gjyqtarët kushtetues të votonin për rritjen e pagave të tyre me 78 për qind, që atëherë ishin 50 për qind më të larta se tonat, ndërsa tani rrogat e tyre janë 10 herë më të larta se pagat e punëtorëve të Ministrisë së Financave, Byrosë për Prokurime Publike dhe  Drejtorisë për çështje pronësore dhe juridike, tha Deanovski.

Ai paralajmëroi se do të vijnë në protesta para Gjykatës Kushtetuese deri në fund të javës.

Punëtorët në MF të prekur nga masa e përkohshme, dje protestuan para Ministrisë së Financave. Ata theksuan se ekziston rreziku nga mbyllja e thesarit, nëse Gjykata Kushtetuese vendor të ndalojë shtesën e pagave për 30 për qind. Gjithashtu, puna e Byrosë për prokurime publike do të ndërpritet, me çka asnjë institucion në vend nuk do të mund të prokurojë asgjë që është e nevojshme për kryerjen e punës së tyre, ndërsa  Drejtoria për çështje pronësore dhe juridike nuk do të punojë për shpronësimet e “Behtel” dhe “Enka”,

Gjykata kushtetuese në seancë më datën 5 të këtij muaji inicoi procedurë për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së nenit 66 paragrafi 3 i Ligjit për buxhet, me të cilin u mundësua rritja prej 30 për qind të pagave të punëtorëve në ministrinë e Financave dhe organeve të administratës shtetërore që kryejnë punë në lidhje me Buxhetin.

Siç informuan nga Gjykata kushtetuese, është miratuar një masë e përkohshme deri në një vendim përfundimtar, që do të thotë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata.

Parashtruesi i nismave Miroslav Draganov konteston interpretimin autentik të nenit 66 paragrafit 3 të Ligjit për buxhet dhe nenit 66 paragrafit 3 të Ligjit për buxhet.

Sipas parashtruesit të nismave nuk është e qartë se cilët punëtorë kanë të drejtë për shtesë të pagës bazë prej 30 për qind, cilat kanë qenë vendet e punës me specifikat e duhura dhe përgjegjësitë e veçanta dhe në bazë të cilave përcaktohen këto pozita dhe kush do t'i përcaktojë ato. Theksohet se me vetë dispozitën ligjore vendoset bazë për veprim arbitrat nga organi i administratës shtetërore gjatë përcaktimit se kush ka të drejtë në shtesën e përcaktuar.

Në nismën ka pretendime se punëtorët e Ministrisë së Financave, të cilët kryejnë detyra specifike pune dhe kanë përgjegjësi të veçantë, vendosen në pozitë të privilegjuar të pajustifikuar në raport me qytetarët që janë të punësuar në organe të tjera të administratës shtetërore dhe kryejnë detyra specifike dhe kanë përgjegjësi të veçantë, duke u vënë kështu në një pozitë të pabarabartë.

Sipas parashtruesit të kërkesës, me interpretimin autentik, Kuvendi ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës, sepse në procedurën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 66 paragrafi 3 të Ligjit për Buxhet, ka ndryshuar dispozitën e interpretuar duke prezantuar elemente të reja dhe si pasojë e kësaj është ndryshuar dhe plotësuar dispozita ligjore në kundërshtim me procedurën për miratimin e ligjeve. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR