• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

DEA do të hapë përfaqësi në Tiranë

DEA do të hapë përfaqësi në Tiranë

Tiranë, 26 shtator 2024 (MIA) - Agjencia amerikane për luftë kundër drogës, DEA do të hapë zyrën e saj në Tiranë, njoftoi shefi i Prokurorisë speciale për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të Shqipërisë, SPAK, Altin Dumani. 

"Dumani mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare për luftë kundër drogës që nga 24 deri 26 shtator që u mbajt në Athinë. Gjatë konferencës, ai u takua me shefin e Agjencisë për luftë kundër drogës, En Milgram", njoftuan mediat në Tiranë.

"Gjatë takimit të tyre, Milgram i vlerësoi lartë rezultatet e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe veçanërisht, tregtisë me drogë", shtojnë mediat. 

Dumani dhe Milgrami e konfirmuan bashkëpunimin mes dyja strukturave dhe u zotuan për forcimin e saj, që do të kulminojë me hapjen e zyrës së agjencisë amerikane për luftë kundër drogës në Tiranë. 

Bashkëpunimi i tillë, vlerësoi, është jetike për të adresuar me sukses sfidat globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar. qa/

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR