• e enjte, 26 dhjetor 2024

De Santis e ndërroi menaxheren e fushatës së tij presidenciale

De Santis e ndërroi menaxheren e fushatës së tij presidenciale

Nju-Jork, 8 gusht 2023 (MIA) - Kandidati presidencial republikan dhe guvernator i Floridës, Ron DeSantis vendosi ta largojë nga puna menaxheren e tij të fushatës, Xhenera Pek, në tentim për ta jetësuar fushatën e vet e cila kohëve të fundit po stagnon.

Në vend të Pek, e cila vitin e kaluar e zhvilloi fushatën për rizgjedhje të De Santis në pozitën e guvernatorit të Floridës, ai e solli Xhejms Utmajer.

Mediumet amerikane theksojnë se Utmajer është shefi i tij aktual i kabinetit, përderisa Pek do ta marrë pozitën e strateges së fushatës.

Ndryshimet vijnë pasi që De Santis kreu dy shkurtime të mëdha të personelit në disa javët e fundit dhe nga fundi i korrikut largoi nga puna rreth një të tretën e personelit të tij sepse fushata u përball me probleme financiare.

"Xhejms Utmaer me vite prapa është një ndër këshilltarët më të mirë të guvernatorit De Santis dhe nevojitet atje ku është më me rëndësi - të punojë dorë për dore me Xhener Pek dhe pjesën tjetër të ekipit në mënyrë që guvernatori në pozocionin më të mirë të mundshëm ta mposhtë Xho Bajdenin dhe të fitojë", deklaroi zëdhënësi i fushatës, Endrju Romeo.

Portali Politiko në tetor mori porosi SMS të cilat thonë se Utmajet ishte i prëfshirë në programin e shtetit të Floridës për transport të organizuar ajror të refugjatëve nga Teksasi deri tek Martha's Uinjard, ishull në verilindje të SHBA-së, që i takon shtetit federal Masaçusets.

NBC Njus në qershor kumtoi se Utmajer, edhe pse ka qëndruar në kabinetin e De Santisit, gjithashtu, ka punuar edhe si komisar për grumbullimin e mjeteve për fushatën presidenciale të guvernatorit.

Aranzhmani i këtillë konsiderohet si i jashtëzakonshëm, ndërsa grupet kontrolluese qeveritare paralajmëruan se angazhimi i tij më i ri inicon edhe shumë çështje etike. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR