• e enjte, 26 dhjetor 2024

De Kro i paralajmëroi prioritetet e kryesimit belg me BE-në

De Kro i paralajmëroi prioritetet e kryesimit belg me BE-në

Bruksel, 30 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri belg Aleksandar De Kro sot në konferencë për shtyp në Bruksel i paralajmëroi prioritetet e kryesimit të ardhshëm të Belgjikës me BE-në, duke e shënuar me këtë "fillimin zyrtar" të kryesimit të vendit të tij me Këshillin e Evropës, një muaj para fillimit të tij zyrtar.

"Kryesimi i jonë vjen në moment të rëndësishëm, kur duhet t'u përgjigjemi pritjeve të vendeve tona. Kjo do të thotë mbrojtje e popullit tonë, ekonomisë sonë dhe ardhmërisë sonë", deklaroi De Kro në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla pas takimit të tyre.

Sipas De Kro, Belgjika, në këtë kryesim të saj të 13-të me BE-në, do të orientohet ndaj avancimit të bashkëpunimit të Unionit, si çelës për ballafaqim me numrin e madh të sfidave.

Ai tha se gjatë kryesimit të saj, Belgjika do të përkushtohet për rrumbullakësimin e mandateve aktuale të institucioneve të BE-së dhe në sigurimin e transzicionit të papenguar drejt kryesimit të ardhshëm dhe institucionet e reja të Unionit, që duhet të të formohen pas zgjedhjeve për anëtarë të Parlamentit Evropian në qershor të vitit të ardhshëm.

Kryeministri belg tha se vendi i tij do të përkushtohet në përgatitjet e prioriteteve të Komisionit të ardhshëm Evropian dhe përbërjes së re të Parlamentit Evropian.

Krahas punës në pjesën institucionale, kryesimi belg, sipas De Kro, do të përkushtohet edhe në "paketën e plotë të azilit dhe migrimit, për çka, siç tha, kyçe do të jetë që vendet anëtare të punojnë së bashku në ballafaqimin me këtë problem.

Mecolla, nga ana e saj, tha se është e bindur se kryesimi i Belgjikës me BE-në do të jetë i suksesshëm.

"Keni përvojë, keni njohuri dhe motivim, ndërsa belgët janë edhe negociatorë të mirë", deklaroi Mecolla. bsh/

Foto: ENR/Belga

QËNDRONI TË LIDHUR