• e enjte, 26 dhjetor 2024

De Kro: Belgjika mendon të dërgojë F-16 në Ukrainë

De Kro: Belgjika mendon të dërgojë F-16 në Ukrainë

Bruksel, 21 shtator 2023 (MIA) - Belgjika po mendon që t'i dërgojë aeroplanët e saj luftarakë F-6 në Ukrainë, deklaroi kryeministri belg, Aleksandar De Kro.

Belgjika i ka zëvendësuar F-16 me aeroplanë luftarakë F-35, ndërsa Ministria e Mbrojtjes paraprakisht ka komunikuar se F-16 janë shumë të vjetër për Ukrainën për t'u përdorur në luftime, megjithëse De Kro tha se ato mund të jenë ende të dobishme, për shembull për stërvitjen e pilotëve.

"Kërkova që Ministria e Mbrojtjes të shohë se çfarë përfitimesh mund të kenë F-16-të tanë në Ukrainë", tha Kro, duke folur në margjinat e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, duke shtuar se duhet t'i shqyrtojnë të gjitha opsionet. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR