• e martë, 24 dhjetor 2024

De Kro: Belgjika mbetet pjesë e grupit të vendeve evropiane të cilat duan njohjen e Palestinës

De Kro: Belgjika mbetet pjesë e grupit të vendeve evropiane të cilat duan njohjen e Palestinës

Bruksel, 26 prill 2024 (MIA) - Belgjika mbetet pjesë e grupit të vendeve evropiane të cilat bëjnë thirrje për njohjen e shtetit palestinez, deklaroi kryeministri Aleksander de Kro në Dhomën e Përfaqësuesve (Dhomën e Poshtme të Parlamentit belg). 

De Kro e korrigjoi deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Haxha Labib, e cila më herët të dielën tha se në takimin e fundit të Këshillit Evropian, kryeministri vendosi ta largojë Belgjikën nga grupi i vendeve evropiane të cilat duan ta njohin Palestinën. Grupi është i kryesuar nga Spanja, ndërsa në të janë Irlanda dhe Sllovenia. Ajo dëshiron të nisë nismë më të gjerë të mbështetur nga e gjithë BE-ja. 

De Kro synon që Belgjika të bëhet anëtare e grupit. Megjithatë, ai shtoi se Belgjika nuk e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët të grupit në samitin e fundit të BE-së. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se pikërisht ky është qëndrimi të cilin ministra dëshironte ta shprehte. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR