Daut Haradinaj: Retorika e humbësit ballkanik veç sa e rrit vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës
- Anëtari i udhëheqësisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj thotë se qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Besnik Shuki
- 16:36, 23 nëntor, 2024
Prishtinë, 23 nëntor 2024 (MIA) - Anëtari i udhëheqësisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj thotë se qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në një publikim në profilin e tij në Fejsbuk, Haradinaj, i cili është ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99, kur ka ndodhur lufta kundër Serbisë në Kosovë.
"Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi. Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99. Këto retorika të humbësit ballkanik veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit", ka shkruar Haradinaj.
Ai thekson se fokusi i Kosovës është anëtarësimi në Aleancën veriatlantike.
"Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën", porositi Haradinaj. bsh/