Data për samitin e jashtëzakonshëm të BE-së është konfirmuar - 22 janar
- Liderët e vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen për një samit të jashtëzakonshëm të enjten për të biseduar për përgjigjen e Evropës për kërcënimet e SHBA-së për tarifa të reja doganore dhe marrjen e Grenlandës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:31, 19 janar, 2026
Bruksel, 19 janar 2026 (MIA) - Liderët e vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen për një samit të jashtëzakonshëm të enjten për të biseduar për përgjigjen e Evropës për kërcënimet e SHBA-së për tarifa të reja doganore dhe marrjen e Grenlandës.
Samiti do të mbahet në Bruksel me fillin në orën 19:00.
Zëdhënësi i Komisionit Olof Gill, deklaroi se BE-ja po përpiqet të shmangë përshkallëzimin, të shmangë vendosjen e tarifave, të cilat nuk janë të mira për askënd.
"Dialogu është më i mirë se përshkallëzimi. Lidershipi i përgjegjshëm dhe i pjekur kërkon përmbajtje", tha Gilli, duke theksuar se BE-ja ka mjetet në dispozicion për t'u përgjigjur dhe është gati t'i përdorë ato nëse presidenti amerikan mban premtimin e tij për të vendosur tarifa shtesë për tetë vende evropiane, gjashtë prej të cilave janë anëtare të BE-së.
BE-ja ka përgatitur një paketë kundërmasash tarifore kundër tarifave amerikane, të cilat mund të ndikojnë në gjithsej 93 miliardë euro në mallra amerikane.
Kjo paketë u pezullua pasi u arrit një marrëveshje tregtare midis BE-së dhe SHBA-së në korrik.
Zëdhënësi Gill tha se pezullimi skadon më 6 shkurt, që do të thotë se BE-ja do të vendosë tarifa për një gamë produktesh amerikane me vlerë prej 93 miliardë euro të nesërmen, më 7 shkurt, përveç nëse Komisioni, në konsultim me shtetet anëtare, vendos ta zgjasë pezullimin.