Danimarka e shqetësuar se Grenlanda mund të jetë objektivi i radhës i Trampit
- Që kur ShBA-të kapën presidentin venezuelian Nikolas Maduro dje, presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se administrata e tij do të "udhëheqë Venezuelën" derisa të ndodhë një tranzicion i pushtetit. Deklarata, si dhe vetë ndërhyrja ushtarake, kanë ngritur shqetësime se Trampi mund ta kthejë vëmendjen e tij në pjesë të tjera të botës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:35, 4 janar, 2026
Uashington, 4 janar 2025 (MIA) - Që kur ShBA-të kapën presidentin venezuelian Nikolas Maduro dje, presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se administrata e tij do të "udhëheqë Venezuelën" derisa të ndodhë një tranzicion i pushtetit. Deklarata, si dhe vetë ndërhyrja ushtarake, kanë ngritur shqetësime se Trampi mund ta kthejë vëmendjen e tij në pjesë të tjera të botës.
"Veçanërisht janë rritur shqetësimet për Grenlandën, një territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, pasi anëtarët e lëvizjes MAGA të Trampitfilluan të komentonin hapur në mediat sociale rreth mundësisë së marrjes së saj nga ShBA, raporton Index.hr.
Tensione të mëtejshme u shkaktuan nga një postim nga Kejti Miler, një podkastere e krahut të djathtë dhe bashkëshorte e Stiven Miler, zëvendësshef të kabinetit të Trampit për politikë. Mbrëmë vonë, ajo ndau një hartë të Grenlandës nërrjetin social X me një flamur amerikan të mbivendosur mbi të, së bashku me komentin e shkurtër: "SË SHPEJTI".

Postimi, i cili erdhi vetëm disa orë pas operacionit ushtarak të ShBA-së në Venezuelë dhe arrestimit të Maduros, në Danimarkë vlerësohet si një provokim dhe një kërcënim për aneksim.
Ambasadori danez në SHBA, Jesper Moler Sorensen, reagoi ndaj postimit, duke e quajtur atë një "kujtesë miqësore" të lidhjeve të gjata të mbrojtjes midis dy vendeve.
"ShBA dhe Danimarka janë aleatë të ngushtë dhe duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë. Siguria e ShBA-së është gjithashtu siguria e Grenlandës dhe Danimarkës. Grenlanda është tashmë pjesë e NATO-s, tha Sorensen, duke shtuar se të dy vendet tashmë bashkëpunojnë ngushtë në Arktik.
Ai theksoi gjithashtu se në vitin 2025, Danimarka i ka rritur mjetet për mbrojtje në 13.7 miliardë dollarë, konkretisht për sigurinë e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut.
"Dhe po, presim respekt të plotë për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës", shtoi Sorensen.
Grenlanda është një territor autonom brenda Mbretërisë së Danimarkës, anëtare e Bashkimit Evropian, me qeverinë e vet. Ishulli është strategjikisht jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen, por edhe për burimet e mundshme minerale.
Trampi disa her ka deklaruar publikisht se ShBA "duhet ta kenë Grenlandën", duke mos përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake. Vitin e kaluar, ai emëroi guvernatorin e Luizianës, Xhef Landri, si të dërguar të posaçëm për Grenlandën. Landri e falënderoi Trampin për emërimin, duke thënë se ishte "i nderuar që shërben për Grenlandën të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës".
Të shtunën, Landri, gjithashtu, publikisht e mbështeti rrëzimin e dhunshëm të Maduros, duke thënë se Trampi "më në fund po ndërmerr hapa të vërtetë në luftën kundër drogës".
Vitin e kaluar, zëvendëspresidenti i ShBA-së Xh.D. Uens vizitoi bazën ushtarake amerikane në Pitufik në Grenlandë dhe akuzoi Danimarkën se nuk po bën "mjaft mirë" kur bëhet fjalë për sigurinë në territor.

Kryeministrja daneze Mete Frederiksen dhe kryeministri i Grenlandës Jens-Frederik Nilsen kanë deklaruar më parë së bashku se kufijtë dhe sovraniteti i shteteve bazohen në të drejtën ndërkombëtare.
"Tashmë e kemi thënë këtë qartë, dhe e përsërisim tani: nuk mund të aneksosh një vend tjetër. As me argumentin e sigurisë ndërkombëtare", thanë Frederiksen dhe Nilsen.
Edhe pse shumica e afërsisht 57.000 banorëve të Grenlandës duan pavarësi nga Danimarka, sondazhet tregojnë se ata nuk duan të bëhen pjesë e Shteteve të Bashkuara. Grenlanda ka të drejtë të shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme që nga viti 2009.
Në maj të vitit të kaluar, presidenti amerikan deklaroi për En Bi Si se nuk e përjashton përdorimin e forcës
"Nuk po përjashtoj asgjë. Na duhet Grenlanda shumë, shumë", tha Trampi, duke shtuar se ishte një çështje sigurie ndërkombëtare.
Xhenifer Kavana, drejtoreshë e analizave ushtarake në në thin-thenk "Prioritetet për mbrojtje" paralajmëroi se kërcënimet e Tramp më nuk mund të shpërfillen lehtë.
Foto: Ikks Kejti Miler