• e enjte, 26 dhjetor 2024

Danimarka e ndaloi me ligj djegien e Kuranit, për kritikuesit kjo e cenon lirinë

Danimarka e ndaloi me ligj djegien e Kuranit, për kritikuesit kjo e cenon lirinë

Kopenhagë, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Parlamenti i danez sot ka miratuar një ligj, me të cilin bëhet joligjor djegia e kopjeve të Kuranit në vende publike, pasi protestat në vendet mysliame për shkatërrimin e librit të shenjtë islam, shkaktuan shqetësime për sigurinë kombëtare te vendit nordik.  

Aktivistët anti-islamikë në Danimarkë dhe Suedi kanë mbajtur një sërë protestash publike duke djegur ose dëmtuar kopje të Kuranit, duke shkaktuar tensione me myslimanët dhe duke bërë thirje për qeveritë nordike që të ndalojnë praktika të këtilla.

Danimarka ka kërkuar të arrijë një ekulibër midis lirisë së fjalës të mbrojtur me kushtetutë, duke përfshir të drejtën për të kritukuar fenë dhe sigurinë kombëtare mes frikës se djegja e Kuranit mund të shkaktoj sulme islamike.

Kritkët në Suedi dhe Danimarkë pohojnë se çdo kufizim i krtikave të orientuara ndaj feve, duke përfshirë edhe djegien e Kuranit, cenojnë lirinë e fituar me vështirësi. 

Historia do të na gjykojë ashpër për këtë dhe me arsye të mirë. Gjithçka varet nëse vendosim të kufizojmë fjalën e lirë apo nëse ajo na u imponua nga jashtë tha Inger Stojberg, shef i Partisë daneze anti-imigruese Demokratët danezë, e cila kundërshton ndalesën

Qeveria centriste e Kopenhagës ka pohuar se rregullat e reja që do të kenë vetëm efekt margjinal ndaj lirisë së fjalës dhe se krtikimi i fesë në mënyra të tjera është ende i ligjshëm. Shkelja e ligjit të ri do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, njofton qeveria.

Suedia gjithashtu po shqyrton mënyra për të kufizuar ligjërisht djegien e Kuranit, por ka një qasje të ndryshme nga Danimarka. Stokohlmi po shqyrton mundësin që policia të marrë parasysh sigurinë kombëtare kur vendos për kërkesat për të miratuar protesta publike. si/mb/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR