• e shtunë, 23 nëntor 2024

Danimarka do t'i japë Ukrainës 777 milionë euro shtesë

Danimarka do t'i japë Ukrainës 777 milionë euro shtesë

Kopenhagë, 12 shtator 2023 (MIA) - Danimarka do t'i japë Ukrainës 5,8 miliardë kruna shtesë (777 milionë euro), kryesisht të dedikuara për financimin e pajisjes për mbrojtje kundërajrore, municion dhe tanke, kumtoi sot Ministria daneze e Mbrojtjes.

"Me qëllim që Ukraina të vazhdojë të mbrohet nga pushtimi i Rusisë, me rëndësi thelbësore është që vendet si Danimarka ta vazhdojnë përkrahjen e tyre ushtarake dhe ekonomike...Këtë e bëjmë sot me kontributin më të madh financiar të Danimarkës deri tani", deklaroi ministri i Mbrojtjes, Trels Lund Poulsen.

Donacioni, që ka të bëjë me periudhë prej tre viteve, është i 12-ti nga Danimarka dhe përfshin tanke, automjete ushtarake për këmbësori, municion për tanke dhe topa kundërajrorë. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR