• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Danimarka dhe Suedia bien dakord që Rrjedha Veriore u hodh në erë qëllimisht

Danimarka dhe Suedia bien dakord që Rrjedha Veriore  u hodh në erë qëllimisht

Kopenhagë, 21 shkurt 2023 (MIA) - Hetimet për shpërthimet që dëmtuan gazsjellësin Rrjedha Veriore vitin e kaluar janë duke vazhduar, por mbetet e paqartë se kur do të përfundojnë, njoftuan sot ministritë e jashtme të Danimarkës, Suedisë dhe Gjermanisë në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Suedia dhe Danimarka, në zonat ekskluzive ekonomike të të cilave ndodhën shpërthimet, arritën në përfundimin se tubacionet përmes të cilave u transferua gazi natyror nga Rusia në Gjermani ishin hedhur në erë qëllimisht, por nuk thanë se kush mund të ishte përgjegjës, raportojnë agjencitë botërore.

Në këtë njoftim thuhet se hetimet nuk kanë përfunduar ende dhe se nuk mund të thuhet në këtë moment se kur do të ndodhë kjo.

Këshilli i Sigurimit i KB-së do të mblidhet sonte për të diskutuar sabotimin, pasi Moska kërkoi një hetim të pavarur për sulmet e shtatorit në tubacionet e gazit. Në letër thuhet se autoritetet ruse janë vënë në dijeni për hetimet dhe se vlerësojnë se dëmi është shkaktuar nga sabotazhi.

Në Gjermani, prokurori federal ka hapur një hetim penal për të përcaktuar nëse është kryer krimi i sabotimit nga neni 88 i Kodit Penal, citohet në letër. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR