• e enjte, 26 dhjetor 2024

Danilov: Ukraina do ta çlirojë Krimenë me mjete ushtarake

Danilov: Ukraina do ta çlirojë Krimenë me mjete ushtarake

Kiev, 22 gusht 2023 (MIA) - Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës (NSDC) Aleksej Danilov sot deklaroi se Ukraina, me siguri me mjete ushtarake do ta çlirojë Krimenë, pavarësisht se ka marrë mesazhe anonime se Krimeja nuk duhet të çlirohet.

 “Krimeja është një pjesë e territorit që duhet të çlirohet dhe ne do ta bëjmë atë, me siguri kjo do të ndodhë me mjete ushtarake, nëse vendi agresor deri tani nuk e ka kuptuar  që duhet të largohet nga territori ynë. Në këtë rast vendi ynë do të ketë garanci të caktuara sigurie. Nuk kemi opsion tjetër”, tha sekretari i NSDC-së përpara samitit të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë.

 Sipas tij, Rusia kurrë nuk do të dorëzohet dhe do të qetësohet derisa e mban Krimenë nën kontrollin e saj. Çdo skenar tjetër në lidhje me Krimenë, siç theksoi, do të nënkuptojë "ruajtjen e situatës dhe kalimin e luftës tek pasardhësit tanë".

 Shefi i shërbimit të inteligjencës ukrainase Kirilo Budanov paraprakisht paralajmëroi "befasi" të reja për pushtuesit rusë të Krimesë.

QËNDRONI TË LIDHUR