• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Damask: Vdekja e liderit të Hamasit mund t'i "vë zjarrin gjithë rajonit"

Damask: Vdekja e liderit të Hamasit mund t'i

Damask, 31 korrik 2024 (MIA) - Vdekja e liderit të Hamasit, Ismail Hania i cili u vra sot në Teheran, mund t'i "vë zjarrin të gjithë rajonit", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë, duke fajësuar Izraelin për vrasjen në një sulm ajror.

"Siria dënon këtë agresion flagrant sionist dhe këtë cenim të rëndë të sovranitetit të Republikës Islamike të Republikës së Iranit, theksoi Damasku.

Krahu i armatosur i Hamasit, brigadat Izedin al-Kasam, gjithashtu sot deklaroi se vrasja e Hanias "do ta çonte luftën në dimensione të reja" dhe do të kishte pasoja të tmerrshme për të gjithë rajonin.

"Irani dhe fronti i rezistencës do t'i përgjigjen këtij krimi", theksohet në kumtesën e korpusit.

Sot Irani shpalli tre ditë zie kombëtare për vdekjen e Hanias. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR