Daçiq për Bujar Osmanin: Është interesante që Pendarovski nuk ka qenë i informuar për rezolutën për Srebrenicën
- Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në pyetjen për deklaratën e shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, se vendi do të dalë nga nisma Ballkani i Hapur dhe se Maqedonia e Veriut është një prej bashkësponzorizuesve të rezolutës për gjenocid në Srebrenicë që do të votohet më 2 maj, deklaroo sot se bëhet fjalë për deklarata parazgjedhore dhe se është "shumë interesante që presidenti i atij vendi, Stevo Pendarovski, nuk ka qenë i informuar se Maqedonia e Veriut e ka mbështetur rezolutën për Srebrenicën", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:35, 18 prill, 2024
Beograd, 18 prill 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në pyetjen për deklaratën e shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, se vendi do të dalë nga nisma Ballkani i Hapur dhe se Maqedonia e Veriut është një prej bashkësponzorizuesve të rezolutës për gjenocid në Srebrenicë që do të votohet më 2 maj, deklaroo sot se bëhet fjalë për deklarata parazgjedhore dhe se është "shumë interesante që presidenti i atij vendi, Stevo Pendarovski, nuk ka qenë i informuar se Maqedonia e Veriut e ka mbështetur rezolutën për Srebrenicën", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
"Nëse presidenti i Maqedonisë së Veriut nuk e din se Maqedonia e Veriut do të jetë bashkësponzorizuese e rezolutës për Srebrenicën, çka mund të them në vijim? Vetëm pyetem nëse ai (Bujar Osmani_ flet në emër të tërë Maqedonisë së Veriut, popullit maqedonas apo shqiptar", iu përjgigj Daçiq gazetarëve pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Surinamit, Albert Ramdin.
Daçiq lidhur me rezolutën vlerësoi se në Kombet e Bashkuara nuk ka konsensus për miratimin e rezolutës për gjenocid në Srebrenicë.
"Konsiderojmë se tani nuk duhet të bisedohet për këtë temë, nuk është as përvjetori. Kjo është drejtësi joselektuese sepse nuk mundet vetëm huthët dhe serbët të etiketohen si kombe gjenocidale. Nuk ka një gjenocid të tillë që nuk e kanë kryer vendet që e kanë nënshkruar këtë rezolutë dhe tani ata do të na mbajnë ligjeratë për atë. Nëse fuqi mundet gjithçka, ne do të luftojmë sa të mundemi", tha Daçiq. ab/
Foto: МIА arkivi