• e diel, 06 tetor 2024

Dështoi edhe një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës

Dështoi edhe një marrëveshje për formimin e Qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës

Sarajevë, 12 prill 2023 (MIA) - Në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës ka dështuar edhe një përpjekje për formimin e qeverisë, pasi që kryetarja e këtij entiteti Lidia Bradera dhe nënkryetarët Refik Lendo dhe Igor Stojanoviq sot nuk kanë arritur marrëveshje.

Lendo (Patia për Aksion Demokratik - SDA) nuk nënshkruan për formimin e Qeverisë, ndërsa pas takimit tha se partia e tij do të ofrojë zgjidhje në shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme dhe se pastaj ai personalisht do të inicojë takim të ri.

"Tetë persona do të marrin oferta të pranueshme nga SDA. Do të ofrojmë diçka që është në interes të qytetarëve, që do të ishte mirë dhe e pranushme për Tetëshja (HDZ BeH dhe blloku i partive nga Federata e Bosnjë e Hercegovinës). Nuk flas për shembull dhe për cilëndo pjesë kur bëhet fjalë për pjesë marrjen e SDA", tha Lendo, duke theksuar se më mirë dhe më  e pranueshme është që politika vendosë të arrijnë marrëveshje rreth përfaqësuesit të lartë ndërkombëar të sjellë çfarëdo qoftë vendimi.

Nga ana tjetër, Stojanoviq thotë se atë që e bën Lendo është blerja e kohës dhe se paraprakisht ka paralajmëruar takime të reja, të cilët nuk kanë ndodhur asnjëherë.

Afati për formimin e BeH-së skadoi më 6 prill, e pastaj përfaqësusi i lartë i ka bërë thirrje liderëve të partive që sa më shpejt të arrijnë marrëveshje, në të kundërt do të detyrohet t'i shfrytëzojë autorizimet nga Boni dhe të imponojë formim të Qeverisë. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR