• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dëshmitari në gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Në fillim të hetimit nuk kishte logjikë se vajza është kidnapuar

Dëshmitari në gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Në fillim të hetimit nuk kishte logjikë se vajza është kidnapuar

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Në fillim të hetimeve konsideruam se vajza vullnetarisht është futur në ndonjë automjet dhe është larguar nga shtëpia dhe se thjesht ka dashur t'i ndëshkojë prindërit e saj. Nuk kishte logjikë se është kidnapuar, nuk ka pasur as ryshfet, asgjë, deklaroi shefi i Njësisë për krime të dhunshme pranë SPB Shkup i cili dëshmoi në seancën e sotme për vrasjen e dyfishtë ndaj minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Dëshmitari Dejan Dimovski i cili në atë kohë punonte si shef i Njësitit për krime të dhunshme pranë SPB Shkup, për ngjarjen ka qenë i informuar më 27 nëntor 2023, ku siç tha ishte e pazakontë, edhe pse kompetencat për t'u marrë me vajzën e zhdukur ka qenë nën Stacionin policor Qendër.

"Në orët e mbrëmjes kam marrë një telefonatë nga ndihmës shefi i SPB Shkup se do të duhet të përfshihemi në rastin, sepse ka deklarata nga prindërit se vajza mund të jetë e kidnapuar. U mblodhëm në SPB Shkup. Kishte shumë paqartësi. Telefonuam prindërit, kujdestaren, drejtoreshën, pedagogun... ishte për ne e paqartë se si ishte e mundur të alarmohet menjëherë se vajza është rrëmbyer. Do të ishte normale që fillimisht të thuhet se është te ndonjë shoqe apo diçka tjetër", tha dëshmitari.

Kujdestarja, ka thënë dëshmitari një ditë para ka biseduar me Zoricën (nënën e vajzës) për një problem me kujdestaren për ndonjë libër dhe kanë pasur praktikë nëse një fëmijë nuk është në orë, kujdestarja t’i informojë prindërit kështuqë nëna ka marrë lajmin se vajza nuk ka shkuar në shkollë. Çudi ka thënë dëshmitari, ka qenë që babai Aleksandri me këmngulësi thoshte se vajza është e kidnapuar.

"Në një moment më kujtohet i thash nënës se kjo është mirë, se nëse është e rrëmbyer do të kishte ndonjë gjurmë ose një telefonatë. Normalisht nuk kishte një gjë të tillë. Punuam me atë që kishim. Se kinse ka një të dashur virtual nga Shqipëria, në Suedi. Mendonim se diçka ka ndodhur, kështu që kontrolluam dhe pamë që ky person kishte një fotografi të SHI-së në profilin e tij... Dua të them se humbëm shumë kohë në këtë hetim. Pothuajse dy ditë. Prindërit gjatë gjithë kohës kanë qenë më ne", deklaroi dëshmitari.

Kemi dalë në terren dhe nga kamerat kemi konstatuar se nuk ka mundësi që vajza të jetë larguar fizikisht nga ndërtesa dhe se patjetër të jetë në ndonjë automjet, por në cilin automjet. "Në fillim menduam se ajo vullnetarisht ka hyrë në ndonjë automjet. Madje nga profilizimi ne menduam se vajza ka dashur të ndëshkojë në një farë mënyre prindërit e saj dhe se është larguar nga shtëpia. Po kërkonim një automjet ku ka një vajzë në të", deklaroi dëshmitari.

Lidhur me makinën e djegur më 27 nëntor në fshatin Brazdë, dëshmitari tha se në atë moment kanë qenë në detyrë edhe kolegë të tjerë, pasi nuk ka pasur asnjë indicie për lidhshmëri.

"Kështu, ato dy hetime kanë shkuar paralelisht. Gjatë gjithë kohës nga Aleksandri kemi qënë të brifuar, shiko këtë, atë. Më 1 dhjetor më telefonoi duke më thënë 'kam një automjet interesant, kontrollojeni'. Ishin pamjet e kamerave që ne tashmë i kishim në dispozicion, por e loconte si të dyshimtë. Kolegët e kontrolluan, nuk kishte asgjë të veçantë, por u lajmëruan në Sejf siti se është makina e djegur "citroen". Dhe pastaj thirra kolegët që e trajtuan atë rast", tha dëshmitari.

Njashtu është gjetur pastaj edhe automjeti tjetër i parkuar para partisë politike "E djathta" e Lupço Palevskit.

Në seancën e sotme janë thirrur edhe katër dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.

Të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. 

Sipas aktakuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Më 22 nëntor të vitit të kaluar i akuzuari me tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitjen e Pançe Zhezhovskit në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. 

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet ndaras.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR