• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dënohet vrasësi i 23 personave në sulmin në një supermarket në Teksas në vitin 2019

Dënohet vrasësi i 23 personave në sulmin në një supermarket në Teksas në vitin 2019

Uashington, 7 korrik 2023 (MIA) - Nacionalisti i vetëshpallur i bardhë, i cili vrau dhjetëra njerëz në një dyqan "Volmart" në Teksas, në sulmin e planifikuar ndaj amerikanëve të Jugut, ka marrë 90 dënime me burg të njëpasnjëshme të përjetshme, raportojnë disa media amerikane.

Dënimi u dha nga një gjykatës federal pas dy ditësh dëshmi emocionale në gjykatë nga viktimat dhe familjet e tyre.

Patrik Kruzius, 24 vjeç, u dënua sot në një gjykatë në El Paso për akuzat për krim të urrejtjes për të cilat ai u deklarua fajtor në shkurt të këtij viti.

Më 3 gusht 2019, në të shtëna masive në një supermarket në El Paso "Vollmart" Kruizus vrau 23 persona dhe plagosi 22. Ai kishte në shënjestër vetëm amerikanët e Jugut. Qyteti ndodhet afër kufirit me Meksikën.

Autoritetet më vonë e karakterizuan sulmin si terrorizëm të brendshëm. I dënuari nënshkroi një marrëveshje pranimi të fajësisë me prokurorinë për një dënim më të lehtë, por përballet me një tjetër gjyq në nivel shtetëror në të cilin ai mund të marrë dënimin me vdekje. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR