• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dëmtohen dy anije filipinase pas manovrave të objekteve lundruese kineze

Dëmtohen dy anije filipinase pas manovrave të objekteve lundruese kineze

Manila, 19 gusht 2024 (MIA) - Dy anije të rojës bregdetare filipinase u dëmtuan pasi u përplasën me objektet lundruese kineze të cilat, sipas Manilë zyrtare kanë kryer "manovra të paligjshme dhe agresive" në afërsi të ishullit kontestues Sabina në detin e Kinës Jugore, kumtuan sot autoritetet filipinase.

Manovrat kineze shkaktuan përplasje dhe shkaktuan dëme strukturore në dy anijet filipinase, qëndron në kumtesën e autoriteteve filipinase të sigurisë detare. Nga ana tjetër, Pekini informoi për përplasjen mes anijes së saj dhe një anije filipinase në zonë dhe i quajti veprimet e rojës bregdetare filipinase si "provokuese".

Zëdhënësi i Këshillit të sigurisë së Filipineve, Xhonatan Malaja deklaroi se aksionet e Filipineve për të mbrojtur të drejtat e tyre në Detin e Kinës jugore nuk janë provokuese. rq/

Foto: arkivi/ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR