• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dëmi i tërmeteve në Turqi arrin 37 miliardë dollarë

Dëmi i tërmeteve në Turqi arrin 37 miliardë dollarë

Ankara, 14 gusht 2023 (MIA) - Shpenzimet e përgjithshme për tërmetet e këtij viti do të arrijnë një trilion lira turke (37 miliardë dollarë), deklaroi zëvendëspresidenti turk Xhevdet Jëllmaz.

Ai theksoi se shpenzimet e ndërlidhura me tërmetetet nga buxheti i Qeverisë qendrore do të jenë rreth 762 miliardë lira. Përveç kësaj, do të ketë edhe shpenzime të tjera, siç janë fondet e destinuara për popullsinë vendase, për autoritetet, Agjencinë e punësimit dhe Agjencinë e sigurimeve shoqërore.

Tërmetet e shkurtit prekën drejtpërdrejt 11 provinca dhe më shumë se 14 milionë njerëz. Kjo ishte një fatkeqësi e paprecedentë që rezultoi me shpenzime që janë shumë të mëdha edhe për shumicën e vendeve të zhvilluara. Qeveria nuk po ndërton vetëm shtëpi të reja, por gjithashtu po investon në infrastrukturë në provincat e prekura nga tërmeti", tha Jëllmaz.

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter tronditën 11 provinca në Turqinë jugore më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 50.000 njerëz. Tërmetet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe janë prekur dhjetëra mijëra biznese. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR