• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dëmet nga tërmeti në Japoni mund të arrijnë deri në 16,2 miliardë euro

Dëmet nga tërmeti në Japoni mund të arrijnë deri në 16,2 miliardë euro

Tokio, 26 janar 2024 (MIA) - Dëmet e shkaktuara nga tërmeti që ka goditur Japoninë me 1 janar dhe në të cilin jetën kanë humbur jetën më shumë se 230 persona, sipas vlersimeve të Qeverisë japoneze mund të jetë midis 6,9 dhe 16,2 miliardë euro.

"Për t'u bërë ai vlerësim, janë marrë parasysh dëmet e ndërtesave dhe infrastrukturave në prefekturën Ishikav, e cila ishte goditur më rëndë, si dhe dy perfektura fqinje, Tojami dhe Niigata, ndërsa dallimi është aq i madh sepse nuk janë vlerësuar të gjitha dëmet", tha një zyrtar, duke shtuar se ai raport ishte prezantuar dje në Këshillin e ministrave.

Vlersimi përfundimtar është më i lartë nga vlerësimi i parë që e ka bërë sektori privat në fillim të janarit. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR