• e enjte, 26 dhjetor 2024

Cukerberg e lansoi "Threads", rrjet konkurrent i Tuiterit

Cukerberg e lansoi

Los Angjelos, 6 korrik 2023 (MIA) - Themeluesi i "Meta"-s, Mark Cukerberg dje e lansoi aplikacionin e shumëpritur "Threads" si konkurrent kryesor i Tuiterit të Ilon Maskut, duke e ndezur rivalitetin mes dy multimiliarderëve të teknologjisë.

"Le ta bëjmë këtë. Mirë se erdhët në 'Threads'", shkroi Cukerberg në kumtimin e tij të parë në aplikacion, duke e plotësuar me emotikone me zjarr.

Ai tha se aplikacioni ka shënuar pesë milionë paraqitje në katër orët e para që nga themelimi i vet. I ngjashëm me Tuiterin, aplikacioni lejon kumtime të shkurtëra me shkrim me butona për pëlqim, ripublikim dhe përgjigje. Kumtimet mund të jenë të gjata deri në 500 shenja dhe të përfshijnë linqe, fotografi dhe video deri në pesë minuta.

"Threads" tani për tani është i kapshëm në rreth 100 vende në "Apple ap store" dhe "Google play store", thuhet në kumtimin në blogun e "Meta"-s.

Njohësit thonë se përparësia kryesore e "Threads" mund të letë lidhshmëria me "Instagram"-in dhe shfrytëzuesit e tij, su dhe hapësira reklamuese.

Tajmingu është i volitshëm për Cukerbergun, sepse muajt e sjelljes kaotike dhe vendimet e Maskut "e lëkundën" Tuiterin.

Por, nga ana tjetër, historia deri diku është kundër Meta-s. Kompania e Cukerbergut pësoi disfata në lansimin e aplikacioneve të veta, siç janë "Lasso", që garonte me rivalin për video të shkurta - "Tiktok". ab/

Foto: Fragment nga faqja zyrtare e "Threads".

QËNDRONI TË LIDHUR