• e premte, 27 dhjetor 2024

CNN: Presidentja e Kosovës kërkon sanksione për Serbinë

CNN: Presidentja e Kosovës kërkon sanksione për Serbinë

Prishtinë, 4 tetor 2023 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për Kristian Amanpur në CNN, ka deklaruar se nuk ka konfirmim se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën.

“Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin e Krimesë”, deklaroi presidentja Osmani.

Osmani tha se "këto akte agresioni, duhet sanksionuar e ndëshkuar Serbinë, por nëse nuk ka ndëshkim, ata do të inkurajohen që të përdorin dhunën, jo vetëm në Kosovë, por në rajon.

Lidhur me patentat e shoferit dhe targat, Osmani u përgjigj: "I kemi përcjellë këshillat e partnerëve tanë dhe kemi arritur kompromis". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR