• e enjte, 26 dhjetor 2024

CNDH: Testet bërthamore të Francës në Algjeri - një vepër penale që nuk ka vjetërsi

CNDH: Testet bërthamore të Francës në Algjeri - një vepër penale që nuk ka vjetërsi

Algjeri, 30 gusht 2023 (MIA) - Këshilli kombëtar algjerian për të drejtat e njeriut (CNDH) kumtoi se testet bërthamore të Francës në Saharan algjeriane do të mbeten përgjithmonë vepër penale pa vjetërsi, që kërkon përgjegjësi gjyqësore, njoftoi Agjencia algjeriane e lajmeve (APS), raporton BTA.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër testeve bërthamore (29 gusht), CNDH-ja njoftoi se shpërthimet bërthamore të kryera nga regjimi kolonial francez në Saharan algjeriane çuan në "shkatërrimin e njerëzve, natyrës dhe mjedisit".

Autoritetet franceze vendosën të përdorin Saharan algjeriane si një vend testimi për bomba bërthamore, duke pohuar para Kombeve të Bashkuara se ishte një zonë e pabanuar, njoftoi organi këshillsdhënës, duke përmendur pasojat nga ato shpërthime, të cilat ende po prekin fëmijët e viktimave.

"Testimi bërthamor, në veçanti, do të mbetet përgjithmonë një vepër penale, e cila nuk ka vjetërsi, ndërsa pasojat nga ai nuk mund të korrigjohen me asnjë kompensim. Ka ende shpresë se efektet e kësaj katastrofe mund të zbuten përmes një studimi themelor", thonë nga organi këshilldhënës. qa/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR