• e enjte, 26 dhjetor 2024

Civilët në Harkov nën sulmin e dronëve rusë

Civilët në Harkov nën sulmin e dronëve rusë

Harkov, 3 nëntor 2023 (MIA) - Dronët rusë në orët e hershme të mëngjesit sulmuan lokacionet civile dhe shkaktuan zjarre në afërsi të Harkovit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, kumtuanzyrtarët. Deri më tani nuk ka raportime për viktima, njoftuan mediat britanike.

Guvernatori rajonal i Harkovit, Oleh Sinehubov, shkroi në kanalin Telegram se objektivi i dronëve ishte infrastruktura civile, ndërsa sulmi ndodhi pas mesnate në verilindje të Ukrainës.

Kryetari i Harkovit, Ihor Terekov, deklaroi se zjarri është vënë nën kontroll, pa dhënë më shumë detaje.

Paralajmërimet për sulmet ajrore në Harkov dhe rajone të tjera qendrore të Ukrainës u hoqën 90 minuta pas raportimeve fillestare. Paralajmërimet mbetën në fuqi në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se dronët rusë ishin mbi tre rajone.

Guvernatori i rajonit Lviv, Maksim Kozicki, një zonë në kufi me Poloninë, publikoi se janë aktive njësitë e mbrojtjes ajrore. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR