• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Civilë afganë janë vrarë në sulmet e forcave pakistaneze pranë kufirit

Civilë afganë janë vrarë në sulmet e forcave pakistaneze pranë kufirit
Islamabad, 16 prill 2022 (MIA) - Së paku shtatë civilë afganë, përfshirë fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore të forcave pakistaneze dhe granatimet e artilerisë përgjatë kufirit Afganistan-Pakistan, kumtuan sot autoritetet vendase afganë. Sulmet ndodhën gjatë natës në provincat lindore afgane Kunar dhe Host. Në Kunar, forcat pakistaneze me artileri të rëndë i bombarduan rajonet Marvara, Shelton dhe Nari në tre ditët e fundit, tha për DPA kreu provincial i departamentit të informacionit dhe kulturës të talebanëve, Naxhibullah Hanif. Gjithsej pesë civilë, duke përfshirë fëmijë, u vranë dhe një u plagos gjatë natës, tha ai. Në Host, një zyrtar tjetër taleban, i cili nuk dëshiroi të emërohet, tha se forcat ajrore pakistaneze kishin bombarduar katër fshatra në zonën Sperah gjatë natës, ku e humbën jetën të paktën dy civilë. Raporte të tjera tregojnë numrin e të vdekurve në sulmet ajrore. Islamabad nuk ka konfirmuar se i ka kryer sulmet. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR