• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Cipras mori çmimin për paqe për Marrëveshjen e Prespës dhe porositi BE-ja të tregojë kredibilitet

Cipras mori çmimin për paqe për Marrëveshjen e Prespës dhe porositi BE-ja të tregojë kredibilitet

Athinë, 25 shtator 2024 (MIA) - Nëse Bashkimi Evropian u tregua jokredibil lidhur me premtimin për Ballkanin Perëndimor, për fqinjësinë e saj, atëherë nuk do të ketë kurrfarë kredibiliteti si forcë gjeopolitike ndërkombëtare, tha sot kryeministri grek Aleksis Cipras në fjalimin e tij pasi iu nda çmimi për paqe për Marrëveshjen e Prespës nga organizata greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për vlerën e Marrëveshjes së Prespës, për nevojën të respektohet nga pushteti i ri në Maqedoninë e Veriut, por edhe për perspektivën e BE-së dhe vlerën për të gjithë rajonin, ka folur ndër të tjera Cipras pasi e mori çmimin për paqe "Nikos Nikoforidis", që nga viti 2018 e ndan organizata e paqes "Observatori i organizatave ndërkombëtare dhe Globalizim", ndërsa këtë vit u shpërblye ish kryeministri grek për marrëveshjen me vendin tonë.

Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës "ka vlerë të veçantë" dhe se nuk guxon të lejohet "të humbet momenti i krijuar për perspektivën evropiane të rajonit".

"Siç thamë së fundmi me Zoran Zaev, duhet ta bëjmë të qartë se e vetmja rrugë jo vetëm për të ardhmen evropiane, por edhe për të ardhmen e vetë Maqedonisë së Veriut si shtet është respektimi i Marrëveshjes nga lidershipi i saj i ri politik dhe shtetëror", tha Cipras.

Ai shtoi se "kjo, megjithatë, nuk mjafton", sepse është e nevojshme të rikthehet momenti për integrimin e rajonit në BE. sa/

Foto: Fejsbuku - Aleksis Cipras 

QËNDRONI TË LIDHUR